Sandër Beci është betuar ditën e sotme para presidentit Meta  duke u bërë kështu anëtari i 8-të i Gjykatës Kushtetuese.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Sandër Beci, ish-anëtari Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u betua se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, Beci zyrtarisht u bë sot anëtari i Kushtetueses.

Betimi i tij u përshëndet edhe nga ambasada e SHBA duke thënë se kjo përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi.

“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, çka përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve shqiptare. Reforma në Drejtësi vijon të ecë përpara”, shkruan ambasada e SHBA-së.