Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka komentuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit të cilat PD vendosi t'i bojkotojë. Ai thumbon pikërisht keun e PD Lulzim Basha duke e lidhur humbjen përballë socialistëve me paktin e bërë në 2017.

Bejko thotë se Rama mori pushtetin qëndror pas marrëveshjes, duke risjellë në vëmendjes 'kompromisin' mes Ramës dhe Bashës, ndërsa shton se pushtetin vendor Rama e mori pas mosmarrëveshjes.

“Pushtetin qëndror na e mori pas marrëveshjes, pushtetin vendor pas mosmarrëveshjes”, shkruan Bejko.