TIRANE- Shpërblehet një tjetër anëtar i KLD-së, gjyqtar i njohur pranë qeverisë. Bordi i Shkollës së Magjistraturës votoi pro kandidaturës së anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Neshat Fana, për të qenë kreu i ri i kësaj shkolle.
Zgjedhja e Fanës do të bëhet zyrtare në mbledhjen e radhës të KLD-së, kur të merret në shqyrtim propozimi i bordit të shkollës për Neshat Fanën së bashku me nëntë votat pro tij.
Në këtë mënyrë, pas tentativës së dytë në më pak se tre javë, mazhoranca në ikje arriti të zgjedhë edhe në krye të Shkollës së Magjistraturës një person të sajin, duke shkarkuar drejtoreshën atuale, profesore doktore Marjana Semini, e cila është e njohur në botën akademike në fushën e jurisprudencës.
Gjithçka ka nisur në mënyrë shumë të dyshimtë më datë 21 qershor, dy ditë përpara zgjedhjeve. Por pavarësisht se kanë konstatuar problematikën e vendimeve të dyshimta të KLD-së, bordi ka deklaruar të hapur votimin, duke e përjashtuar nga gara zonjën Semini dhe duke vënë përballë njëri-tjetrit për postin e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës ish-ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe anëtarin e KLD-së Neshat Fana. (Foto:Ne rreth)
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com