Partia Demokratike është braktisur nga shumë anëtarë, që pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Teksa po bëhet viti nga zgjedhjet parlamentare, eksodi në partinë e djathtë vijon ende.
Kështu, ka njoftuar largimin nga kjo parti anëtari i Kryesisë së PD, Arben Skënderi. Në një postim në ‘Facebook, Skënderi shkruan se sot të gjitha palët po vrasin shpresën, kanë groposur vendin në korrupsion dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një shtet delinkuent, ku politikanët milionerë japin leksione varfërie.
“Ne qeverisjen e Berishes, u ktheva pas 20 vitesh per te kontribuar ne vendin tim si dhe shume te tjere intelektuale..., kishte shpresë... Nuk ma merrte mendja qe do vinte koha per te ikur serisht...
Sot, te gjitha palet po vrasin shpresen, kane groposur vendin ne korrupion, e kane kthyer Shqiperine ne nje shtet delinkuent, ku politikane milionere ne euro japin leksione varferie e manipolojne cdo dite nje popull te drobitur...”
Arben Skënderi
A e kupton kete Dhori Kule dhe Monika? Drejt burgut..
Përgjigjukjo esht e verteta duan apo sduan kto horrat e opozites
Përgjigju