Anëtari i LSI gris teserën:Siç na flaku
LSI, duhet të flakim teserën e partisë

Anëtari i LSI gris teserën:Siç na flaku<br />LSI, duhet të flakim teserën e partisë
Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe kandidatet për deputet Mirela Kumbaro dhe Elvira Pasho zhvilluan një seri takimesh me banorë të Përmetit.
  
Pjesëmarrës në takim ishte edhe një anëtar i LSI-së, i cili tha se tashmë ka kuptuar se cila është forca politike që mund të bëjë reformat. Ai e cilësoi gabim, bashkimin me LSI dhe tha se tashmë ka ardhur koha që zona e Piskovës nga bastion i LSI të kthehet në bastion të drejtësisë. Duke i bërë thirrje banorëve të votojnë Edi Ramën dhe PS, dhe jo një partie që i flak në rrugë, ai grisi publikisht teserën e LSI.
 
“Unë jam një nga ata që kam qenë numër 1 përkrahës i LSI. Ato parulla që shihni aty, i kam shkruar unë, Voto LSI nga Draçova deri në Ballaban. Unë jam ai që sot marr një vendim që Piskova, Grabova mos quhet më bastion i LSI, por bastion i drejtësisë. Ne jemi ata që e kemi nderuar, ne jemi ata që do e ndëshkojmë dhe do votojmë për njerëzit e punës, si Elvira. Kam qenë me LSI, nuk është tradhti të kuptosh gabimin. Se ata ishin ata që për ju, u kanë flakur në rrugë, kanë menduar për të ardhmen e pleqve, kanë punësuar vetëm të vjetër këtu në Piskovë. Siç më flakën në rrugë po e flak dhe unë teserën e LSI. Fitore Edi Ramës”, u shpreh ai.
 
Çuçi i kërkoi përmetarëve të besojnë tek forca dhe angazhimi i PS për të realizuar reformat që sigurojnë forcim të shtetit të së drejtës, ekonomi të fortë dhe mirëqenie për shqiptarët.
 
“Bëmë reformën në drejtësi, po e shtyjmë përpara reformën në drejtësi. Zotohemi që në 4 vitet e ardhshme do ngremë dhe forcojmë ekonominë shqiptare. E gjetëm zero për qind rritjen ekonomike te GDP, e kemi 3.5 sot, me gjithë ato vështirësi, por përsëri jemi të pakënaqur sepse nuk mendojmë që me rritje 3.5 mund të bëhet Shqipëria që duam dhe do e çojmë mbi 5 për qind”, u shpreh Çuçi.
 
Çuçi në Përmet: Mjaft më me shkopinj nën rrota, votoni që PS të qeverisë vetëm
Çuçi i kërkoi banorëve votë të pastër për Partinë Socialiste.

“Këtë herë vijmë tek shqiptarët dhe kërkojmë votë që të qeverisim vetëm pa patur shkopinj nëpër rrota, siç kemi pasur me bashkëqeverisjen, të cilët për fat të keq e panë bashkëqeverisjen si mundësi për të marrë thelën e tyre dhe për ta trajtuar si një plaçkë të partisë dhe për të kënaqur interesa të ngushta partiake. Na katandisi në një situatë ku Ministri nuk urdhëronte dot drejtorin, sepse Ministri ishte i një partie, drejtori i një partie tjetër. Megjithatë ne edhe me këto vështirësi arritëm të tregojmë forcën tonë transformuese”, u shpreh ai.
 
Gjatë pasdites kandidatët për deputetë u ndalën në një takim me banorët e Piskovës në Përmet.
 
Çuçi ftoi banorët e zonës të refuzojnë ëndrrat elektorale që u shpalosen nga forcat e tjera politike dhe kur të jenë para kutive të votimit, të shprehin vullnetin e tyre duke u bazuar mbi këtë zgjedhje.
 
“Kush është ai politikan që ka demonstruar me fakte, këmbëngulje, vendosmëri të jashtëzakonshme, e treguar edhe ne 44 muaj qeverisje, në bërjen e reformave shtetformuese të vendit? Kush mendoni ju se mund ta bëjë Shqipërinë shtet? Pa dyshim që Edi Rama. Në qoftë se në 26 qershor ne kemi një qeveri me Edi Ramën kryeministër dhe me ministra 100 për qind socialistë, në nëntor Shqipëria hap negociatat me BE dhe kjo është e konfirmuar nga vetë BE. Kjo përbën pikën e kthesës të Shqipërisë”, theksoi ai.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm