Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD publikon mesazhin për protestën e 3 mars: Është ftesë për një 8 janar të dytë

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD publikon mesazhin për protestën e 3 mars: Është ftesë për një 8 janar të dytë

Mirlinda Çollaku

TIRANË- Mirlinda Çollaku, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka publikuar mesazhin që po iu dërgohet demokratëve për protestën e 3 marsin.

Siç shihet në mesazh, bëhet thirrje për pjesëmarrje në protestë të kryeministria, por specifikohet që nuk duhet të merren simbole të Partisë Demokratike. Ajo thotë se një tregues i tillë, është se në 3 mars do jetë një “8 janar i dytë”, referuar protestës së Sali Berishës për të zaptuar selinë e partisë.

“Të dashur demokratë! Më 3 mars, ora 12:00, të gjithë bashkë para Kryeministrisë. Ora e Rezistencës, Revoltës, Revolucionit na thërret! Simbolet e PD dhe të pluralizmit nuk i japim! Shqipërisë i dalim Zot”, shkruhet në mesazh.

“Ky është mesazhi me të cilën po ftohen njerëzit në protestë! Protestë për simbolin e PD pra dhe jo kundër Ramës! Kjo nuk është protestë kundër Ramës. Kjo është ftesë për një 8 janar të dytë”, shkruan Çollaku.

Berisha ka thirrur protestë në 3 mars, ditën kur Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja