FIER- 100 policë dhe disa dronë janë angazhuar në një operacion anti-drogë në zonat e thella e pyjore, ku në zonën e Cakranit janë sekuestruar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t'i kultivuar në tokë.
Policia ka vënë në pranga F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanët në kubikë.
Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan edhe zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar. Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Hajde operacion hajde ahaha
PërgjigjuPo keta dihet qe sbehet ku ka pisha plus rera ska shanc te ket nje bim se nuk mund te behet pordhicia futja pordhes
Përgjigju