Angela Martini bën llogaritë 'me laps
e me letër', lidhet me miliarderin rumun

Angela Martini bën llogaritë 'me laps<br />e me letër', lidhet me miliarderin rumun
Modelja shkodrane nuk ka bërë asnjëherë publike detaje rreth jetës së saj private, ka patur gjithnjë vetëm aludime mediatike nisur nga fotografitë e postuara në rrjete sociale dhe personat me të cilët Angela shoqërohej.

Por këtë herë, revista "Who" ka mundur të zbulojë identitetin e personit me të cilin Martini ka nisur të frekuentohet. Bëhet fjalë për multimiliarderin rumun, Dragos Savulescu, i cili është një producent filmash dhe prej tre vitesh jeton në Los Angeles.

Ish-presidenti i klubit të futbollit Dinamo, gjithashtu është marrë me pasuri të patundshme, turizëm dhe ka bërë botime të ndryshme. Anabel.al ka zbuluar se Drago ka edhe dy vajza nga një martesë e mëparshme, përkatësisht 7 edhe 4-vjeç.

Ai do të realizojë së shpejti një film me kompaninë Cross Creek Pictures, ku protagonist do të jetë Brad Pitt. Filmi titullohet "He ëanted the moon" dhe është një fanta-shkencë. Modelja nga Shkodra dhe producenti rumun kanë ndjekur Festivalin e Kanës me miqtë e saj të ngushtë, ku po kalojnë edhe disa ditë pushimesh.

Pas publikimit të lajmit rreth lidhjes së saj në portale, modelja ka publikuar dhe foton e parë në krah të Savulescu-t dhe miqve të tyre në Kanë.
angela martini
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar