Fotot e saj të nxehta tashmë kanë bërë xhiron në shumë prej kopertinave të revistave prestigjoze në botë. Gjithmonë shumë sensuale, me linjat e saj të përkryera Martini arrin në çdo dalje të ketë vëmendjen maksimale.
Dhe kjo vëmendje sigurisht u arrit pas daljes së saj thuajse nudo në tapetin e kuq ku nuk i la asnjë vend fanatazisë mashkullore për pjesët e saj intime. E megjithë zhveshjet e saj të qëllimshme duket se modeles i pëlqen kur fotografët duan ta fotografojnë me rroba dhe jo nudo.
Sa i përket këtij të fundit në një i ntervistë gjatë vizitës së saj në Tiranë vitin e shkuar, Angela pohoi se këtë ekskluzivitet e kishte vetëm Fadil Berisha. Ama në profilin e saj në Facebook, Angela ka postuar disa foto të reja ku në njërën prej tyre shihet topless.
Madje këtë postim ajo e ka shoqëruar me fjalët “Alexandrana Taf, E vetmja fotografe që dëshiron që unë t’i mbaj rrobat veshur”, edhe pse shfaqet e zbuluar sipër. Duke bërë këtë deklaratë mund të kuptojmë që modeles nuk i pëlqen të zhvishet, edhe pse mes rreshtave mund të lexohet që ajo ndihet e mikluar nga fotografët që dëshirojnë trupin e saj nudo. E kush nuk do të ndihej e tillë, nëse do të kishte trupin e saj!
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)