Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka humbur nënën e saj, Herlind Kasner. Ajo u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare. Njoftimi është dhënë nga agjencia e lajmeve DPA.
Ndërkohë njoftohet se në furneralin e saj do të marrin pjesë njerëz të afërt të familjes. Varrimi i nënës së Merkelit do të të kryhet në perëndim të Templinit, aty ku Kasner jetoi për disa vite.
Nëna e “Zonjës së Hekurt” prej vitësh punoi si mësuese e gjuhës angleze. Pasi solli në jetë kancelaren Angela Merkel në Hamburg në vitin 1954 së bashku me familjen ata lëvizën në Gjermanië Lindore. Kasner raportohet se ka vdekur në fillim të prillit. Ky version raportohet nga revista gjermane “SuperIllu” dhe gazeta prestigjioze “Bild”.
Komento