Tokio është vendi i fundit ku aktorja, Angelina Jolie ka promovuar filmin e saj “Maleficient”.
Elle Fanning ka qenë shoqëruesja e Angelinës e cila në film ka rolin e Aurorës.
Angelina ka shkëlqyer si gjithmonë me një elegancë unike e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe bust. Ndërsa Elle ka veshur një fustan të gjatë të bardhë.

Të dyja aktoret shihen që kanë zbritur nga skena dhe janë afruar tek publiku duke lënë autografe dhe duke bërë foto me fansat e tyre.
Aktorja kishte marrë me vete në udhëtim edhe fëmijët e saj por nuk i kishte marrë në promovim.
Vajza e saj e vogël Viviene ka edhe një rol në filmin “Maleficient”, për të cilën Angelina është shprehur se vogëlushja ka pasur shumë vështirësi gjatë xhirimeve, pavarësisht se pranë si aktorë kishte edhe dy prindërit e saj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com