Problemet e anoreksisë duket të jenë sërish të pranishme për aktoren e famshme Angelina Jolie . Kanë qenë pikërisht mediat të cilat herë pas herë kanë shkruar për këtë çështje, duke vënë në dukje gjithmonë siluetën mjaft të dobët të saj. Madje edhe unaza e fejesës që Brad Pitt i ka dhuruar për Krishtlindje i ka rënë aktores në disa raste për shkak të dobësimit të saj. Gjithashtu sipas meidave të huaja Brad ka vënë re që Angelinës i janë holluar së tepërmi flokët dhe kanë filluar t’i bien.(xh.k/shqiptarja.com)