Angelina Jolie, në fotot e bëra publike së fundmi u duk sikur ishte në rolin e filmit të saj “Maleficent”, si personazhi negativ, por në të vërtetë bukuria e saj i kalon kufijtë e këtij ngjyrimi.

Aktorja  kishte veshur një fustan të zi të shkurtër dhe këpucë të zeza që i shkonin për shtat fytyrës së saj rrezatuese.

Angelina thjesht duket më shumë e dobët se ç’duhet, dhe më e dobët se çdo herë tjetër.

angelina jolie


Duke folur për filmin e saj horror të realizuar së fundmi “Maleficent”, Angelina thotë se ua ndalon fëmijëve të saj që të shohin disa filma.

Ndërsa filmat e mi thotë ajo ua tregoj vetëm pasi të jetë përfunduar dhe është e këndshme t’i shohësh ata të entuziasmuar duke dashur që të jenë në rolin e njërit apo tjetrit personazh të tyrin të preferuar.