Aktorja Angelina Jolie është më e paguara në Hollivud. Ky publikim ka ardhur nga revista e njohur “Forbes” e cila e ka renditur aktoren në vend të parë në një klasifikim prej 10 personazhesh të njohur në Hollivud.

Sipas kësaj reviste 38-vjeçarja ka përfituar 33 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 në qershor të vitit 2013, ndërkohë që filmi i fundit ka qenë  ‘The Tourist’ i vitit 2010.

angelina jolie

Ajo ka lënë pas emra të tjerë të njohur si  Jennifer Laërence dhe Kristen Stewart, të cilat janë përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë.

angelina jolie

Angelina Jolie do të shfaqet sërish në një rol të ri verën e ardhshme në filmin ‘Maleficient’, për të cilin është paguar 15 milionë dollarë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)