Aktorja Angelina Jolie është shprehur se dëshiron të shtojë peshën e saj trupore pasi peshon vetëm 44 kilogram. Ajo ka thënë se nuk vuan nga anoreksia por ka qenë gjithnjë e dobët. Jolie është e gjatë 1.72 cm dhe sipas mjekëve asaj i duhet të ketë së paku 57 kg që të jetë në ekuilibër me gjatësinë. "Po të kisha mundësi të shtoja nja 7 kg për një natë do e kisha bërë, sigurisht nëse trashësia do të shkonte në vendin e duhur. Po ti thuash në Hollyëood ndokujt që je e dobët do e merrnin për kompliment, ndërsa unë jo. Dua të shtoj edhe pak kile”, - është shprehur Angelina Jolie.