SARAJEVE – Aktorja Angelina Jolie, e cila debutoi si regjizore me një film për luftën në Bosnje, ka marrë çmimin ‘Qytetare Nderi’ e Sarajevës. Autoritetet e qytetit thanë se e kanë ftuar Jolie në një ceremony për marrjen e çmimit në 3 maj.
Filmi i Jolie “Në tokën e gjakut dhe mjaltit” tregon historinë mes një gruaje myslimane dhe një burri serbo-boshnjak gjatë luftës së Bosnjes, të cilët kanë një histori para luftës dhe takohen sërish në rrethana krejt të ndryshme gjatë saj.
Nga shumë organizata të viktimave të luftës filmi u quajt objektiv dhe i sinqertë. Lufta në Bosnje zgjati nga viti 1992 deri në 1995 dhe gjatë saj u shënuan rreth 100 mijë viktima.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com