Angeline Jolie te kampi refugjatëve
në Greqi, ja mesazhi i saj/ FOTO

Angeline Jolie te kampi refugjatëve<br />në Greqi, ja mesazhi i saj/ FOTO
E dërguara e posaçme e Komisionerit për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Angelina Jolie, u ka bërë thirrje fuqive botërore që t’i japin fund luftës pesëvjeçare në Siri dhe të ndihmojnë miliona njerëz që kanë ikur nga konflikti.

“Lutja ime sot është për qeveritë në gjithë botën, që të tregojnë lidership, të analizojnë situatën dhe të kuptojnë saktësisht se çfarë mund të bëjnë vendet e tyre, sa emigrantë mund të ndihmojnë”, ka thënë aktorja amerikane në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuters.

Ajo ka vizituar të martën një kamp në Luginën Beka në Liban, ndërsa ka krahasuar krizën e emigrantëve sirianë më atë të Kosovës. Miliona emigrantë sirianë janë vendosur në Turqi, Liban dhe Jordani. Evropa po ashtu po përballet me krizën më të rëndë të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Javën e kaluar, vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë, duke bërë që mijëra aemigrantë, të cilët kanë arritur nga Turqia në Greqi, të mbeten të bllokuar në qytetet greke.

jolie
Jolie

jolie

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur