Anglezët 'puç' ndaj Champions 
League, gati Superliga e Europës

Anglezët 'puç' ndaj Champions <br />League, gati Superliga e Europës
TIRANË - Klubet angleze kanë disa vite që nuk po shkëlqejnë në Ligën e Kampioneve, ndaj kanë vendosur që të krijojnë një kompeticion të ri. Koncepti i një Superlige Europiane ka tërhequr gjithnjë klubet e pasura por gazeta britanike “The Sun” ka zbuluar një takim të fshehtë që është realizuar të martën nga përfaqësuesit e 5 klubeve më të mëdha të Anglisë. Përfaqësues nga Manchester United, Chelsea, Arsenal, Manchester City dhe Liverpool u takua me miliarderin amerikan, Stephen Ross, për të diskutuar mbi një garë, që mund të shohë elitën e futbollit anglez të bashkuar me klubet e tjera të nivelit të lartë në Europë.  

Plani
“The Sun” zbulon se planet e para janë për një Superligë Europiane me 20 skuadrat më të forta, me 15 vende të garantuara, e përbërë nga kontigjenti anglez, plus katër klube nga Spanja, si dhe të tjera nga Gjermania, Italia e Franca. Koncepti I Ligës së re do të minimizojë rreziqet e skuadrave, që humbasin miliona duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, çdo sezon, nëse ato dështojnë të kualifikohen.

Për më tepër, një kampionat i nivelit të dytë, i përbërë nga ekipe skandinave, mund të formohet, po ashtu. Barcelona, ​​Real Madrid, Bayern Munich dhe AC Milani do të jenë zgjedhje automatike për këtë revolucion europian të futbollit. Po kështu edhe klube si Juventus, Inter, Borussia Dortmund, Atletiko Madrid, Valencia, Paris SG, Porto etj. Janë në lisrë përparësi për t’u ftuar. Gjithashtu ideatorët e kësaj Lige mendojnë të afrojnë edhe klube me emër dhe me një tifozeri të zjarrtë nga vende të vogla Olimpiakosi I Athinës, apo Gallatasaray i Stambollit.
 

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar