Një avion që po fluturonte nga Londra për në Edinburg është detyruar të ulet në Mançester.

Avioni i nisur nga aeroporti i Hithrow me 48 pasagjerë ka bërë ulje të detyrushme pasi u dyshua për një problem teknik në avion.

Raportimet nga mediat sociale thonë se piloti ka kërkuar shërbimet e zjarfikëses përpara se të ulej në Mançester.

Megjithatë, më vonë një zëdhënës i kompanisë së fluturimit konfirmoi se aeroplani u ul në mënyrë të sigurt pasi u dyshua për një problem teknik.
 
"Avioni u ul në mënyrë të sigurtë pa incidente të mëtejshme dhe, siç është normale në rrethana të tilla, u prit nga mjetet emergjente të aeroportit”, u shpreh zëdhënësi i kompanisë.