Përpara se legjislacioni të hy në fuqi, pas miratimit në Dhomën e Komunave, duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lordëve.
Pjesëtarët e Dhomës së Komunave, pas disa orësh diskutimesh kanë miratuar me 494 vota pro dhe 122 vota kundër.
Ndërkohë, David Davis, sekretari i Shtetit për daljen e vendit nga BE-ja, e ka cilësuar këtë votim si “historik”.
“Ka qenë një debat serioz nga të gjithë deputetët duke përfaqësuar çdo pjesë të Anglisë dhe i respektojë të gjitha mendimet e tyre”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër, Dhoma e Lordëve ka dy mundësi. Ta miratojë propozimin për daljen nga BE-ja pas disa diskutimesh ose të bëjë amendamente dhe ta dërgojë sërish në
Dhomën e Komunave për diskutime të tjera dhe për të kaluar sërish në votim.
Votimi në Dhomën e Lordëve, pritet të zhvillohet më vonë gjatë këtij muaji dhe do të jetë vendimtar për t’i hapur rrugë Britanisë për të filluar “divorcin” me Bashkimin Evropian.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com