Sipas asaj që raporton BBC, çështja është shumë e ndjeshme, por nuk mund të qëndrojë pa u diskutar pasi në rast të ndarjes nga jeta të mbretëreshës, e cila në muajin Prill mbush 92- vjeç, pasuesi i saj duhet të jetë zgjedhur. Posti i drejtuesit të Commonwealth nuk është një post i trashëgueshëm dhe si i tillë nuk mund t’i kalojë automatikisht Princit të Uellsit.
Organizata ka zgjedhur një grup të nivelit të lartë i cili do të shqyrtojë mënyrën se si qeveriset kjo organizatë ndëkombëtare, ndërkohë që mësohet se grupi do të takohet në Londër me drejtuesit e Commonwealth, ku tema kyesore e takimit pritet të jetë pasardhësi i mbretëreshës në krye të organizatës.
Në fillimet e saja Commonwealth përbëhej nga 8 vende anëtare, ndërkohë që tashmë në organizatë bëjnë pjesë 53 shtete, ish- territore të Perandorisë Britanike. Disa prej anëtarëve të organizatës, janë shprehur se nuk ka alternativë tjetër përveç princit Charls, ndërkohë që një pjesë tjetër e organizatës janë pro zgjedhjes së një lideri ceremonial i cili mund të përmirosojë kredencialet demokratike të Commonwealth.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com