Angli, dënohet me 45 vite burg 
grupi shqiptar i kokainës 

Angli, dënohet me 45 vite burg <br />grupi shqiptar i kokainës 
Angli-Drejtësia britanike ka dënuar me 45-vite burg një grup kriminal shqiptar, të përfshirë në shpërndarjen e kokainës.  

Shqiptarët e grupit kriminal qëndronin në jug të Anglisë, ndërsa u arrestuan gjatë kontrolleve të policisë në qershor të vitit të kaluar, në qytetet bregdetare Brajton dhe Hov.

Në banesat e të arrestuarve janë gjetur para, kokainë dhe automjete me vlerë disa qindra mijëra stërlina.

Tetë nga nëntë pjesëtarët e grupit kriminal ishin shqiptarë që qëndronin ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Sipas BBC, grupit iu kapën edhe sasira alkooli të kontrabanduar ilegalisht në ambiente dhe lokale që frekuentoheshin nga shqiptarët, pub-e, tre kafene dhe mini-markete.

Të nëntë të arrestuarit e pranuan akuzën e konspiracionit për furnizmin me kokainë. 

Sipas shtypit vendas, drejtuesi i grupit, Mevlan Dema pranoi edhe akuzën e pastrimit të parave. Kryeinspektori detektiv Steve Boniface i Policisë së Suseksit thotë se “policia tani do të aplikojë në gjykatë për sekuestrimin e aseteve dhe çdo përfitimi që ata kanë bërë nga ky aktivitet kriminal”. 

[gallery]21625[/gallery]

Shqiptarët e dënuar

1. Mevlan Dema, 32-vjeç dënuar me 13 vite.
 
2. Gjenti Capa, 27 dënuar me 3 vite e gjysëm burg.
 
3. Kadri Dema, 24-vjeç dënuar me 3 vite e gjysëm burg.
 
4. Izmir Dema, 25-vjeç dënuar me 3 vite e gjysëm burg.
 
5. Ndricim Xhepa, 28-vjeç dënuar me 3 vite e gjysëm burg.
 
6. Gledis Osmani, 21-vjeç dënuar me 8 vite.
 
7. Klinton Dani dënuar me 3 vite e gjysëm burg.
 
8. Leonard Dema dënuar me 3 vite burg.
 
9. Ramazan Capa dënuar me 4 vite burg. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar