ANGLI-Dhoma e Lordëve në parlamentin Britanik, ka filluar të diskutojë legjislacionin  i cili do t’i japi fuqi kryeministres, Theresa May, për të filluar procedurat e daljes së Anglisë nga Bashkimi Evropian.

Dhoma e Lordëve, e ka nisur debatin më 20 shkurt pas miratimit që i ka dhënë legjislacionit dhoma e ulët e parlamentit, në fillim të këtij muaji.

Nëse miratohet ky legjislacion do t’i lejojë kryeministres May, të aktivizojë nenin 50-të të Traktatit të Lisbonës, i cili shërben për hapjen e bisedimeve dy vjeçare të një vendi anëtar të Unionit, kur ai kërkon të largohet nga BE-ja.

Ndërkohë që legjislacioni është miratuar pa asnjë ndryshim në dhomën e ulët të parlamentit, në Dhomën e Lordëve, pritet të has në vështirësi dhe mund të kërkohen edhe ndryshime në të, pasi partia e kryeministres May, nuk ka shumicën në dhomën e soipërme të parlamentit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com