ANGLI - Nëntë shtetas shqiptarë pranuan në gjykatën britanike akuzat për kultivim kanabisi.
Shqiptarët kishin ngritur një fermë kanabisi në Gloucester të Anglisë. Vlera e kanabisit të kapur ishte 750.000 stërlina. Të arrestuarit janë Kreshnik Muja, Dritan Muhametaj, Arifaj, Ardit Agaj, Elis Gashi, Dardan Horhaj, Jeton Muja dhe Jurgen Nikoci.
/Shqiptarja.com

Momenti zbulimit të kësaj ferme kanabisi dhe arrestimit 9 shqiptarëve u filmua nga kamerat e televizionit britanik ITV për ciklin e emsioneve policesk të drejtuar nga prezantuesi i njofur britanik Jeremy Kyle.
Të 9 shqiptarët do të mësojnë masën e dënimit më 9 prill në Gjykatën e Bristolit. Sipas policisë operacioni i koduar Cleveland, kishte si qëllim shkatërrimin e grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në kultivimin e drogës, trafikun e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com