ANGLI - Një burrë i dehur në "Isle of Wight" të Mbretërisë së Bashkuar i ka shpërtuar vdekjes për mrekulli. Kamera brenda një autobusi tregon momentin kur shoferi frenon pak centimetra larg burrit të dehur i cili ishte shtrirë në tokë.

Pak sekonda më vonë, burri u ngrit nga toka sa për të lëvizur pak metra më tutje. Policia e Hampshire përgëzoi shoferin e autobusit për reflekset e treguara, pasi po të frenonte qoftë dhe 1-2 sekonda më vonë, me siguri që i dehuri do të përfundonte poshtë rrotave të autobusit.

Video u hodh në internet nga vetë policia për të paralajmëruar njerëzit nga rreziqet që paraqet e pira pa limit.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)