Angli, Johnson për konfliktin në Siri:
Ne mbështesim Assad-in dhe Rusinë

Angli, Johnson për konfliktin në Siri:<br />Ne mbështesim Assad-in dhe Rusinë
Ministri i Jashtëm i Anglisë, Boris Johnson, ka deklaruar se Britania e Madhe do të ndryshojë qëndrim për sa i përket konfliktit në Siri, duke pranuar qëndrimin e Assad në pushtet.

“I njoh pengesat dhe rreziqet e një ndryshimi të papritur qëndrimi, për të mbështetur Rusinë, Assad. Por duhet gjithashtu të jem realist në lidhje me faktin se situata ka ndryshuar dhe duhet të rishikojmë mënyrën tonë për zgjidhjen e konfliktit sirian”, është shprehur ai në Dhomën e Lordëve.

Johnson ka shtuar se zgjedhjet e reja në Siri nën mbikëqyrjen e OKB-së janë një hap përpara për vendin dhe sirianët.

Ndërkohë i pyetur nga pjesëmarrësit gjatë bërjes së deklaratës së tij në Dhomën e Lordëve, nëse ky ndryshim i qëndrimit të Anglisë lidhur me konfliktin në Siri, do të thoshte se Bashar al-Assad mund të rikandidonte ai është përgjigjur “Po”

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi