Londër-Të shtëna në një metro në qendër të populluar në “Oxford Circus” dyshohet për incident terrorist.

Kaos në Londër, dyshohet për akt terrorist. Policia londineze ka rrethuar zonën, duke paralajmëruar qytetarët të shmangin zonën ku ndodhi sulmi. Deri tani sipas mediave dhe policisë britanike nuk raportohet për viktima.

Policia është duke hetuar për të zbardhur të plotë ngjarjen. Dyshohet se një person ka gjuajtur me armë brenda metros, duke shkaktuar kaos. Shumë qytetarë kanë dal duke vrapuar nga metroja.

Incidenti ka ndodhur në orarin kur metroja ishte e tejmbushur, sipas dëshimtarëve janë dëgjuar të shtëna.

Policia ka bërë një deklaratë pak minuta më para ku  shpjegon se  incidenti mund të mos jetë aq serioz siç u raportua në fillim. Njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë larg stacionit të metros deri sa të sigurohet zona.

Një zëdhënës i Policisë ka shpjeguar për median se policia ka marrë 999 telefonata brenda një kohe të shkurtër, ku raportonin për të shtëna në stacionin nëntokësor të Oxford Circus.

[gallery]24849[/gallery]

 

 

 

 

 

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com