Sekretari Amerikan i Shtetit, John Karry, i ka cilësuar si të papërshtatshme komentet e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Gjatë emisionit “one-on-one” të CNN, në Londër, Karry ishte kritik për vërejtjen e Trump ndaj Gjermanisë.
“Ishte e papërshtatshme për presidentin e zgjedhur të SHBA-ve ndërhyrja në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në politikat e vendeve të tjera”, është shprehur Karry.
Deklaratat e bëra nga Trump për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe për politikën e ndjekur nga Gjermania për emigrantët kanë nxitur reagimin e shumë liderëve politik të Evropës, ku ka reaguar edhe kancelaria gjermane Angela Merkel duke thënë se Evropa e zgjedh vet fatin e saj.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com