Angli, kimikate në ajër, mbi 130
persona përfundojnë në spital

Angli, kimikate në ajër, mbi 130<br />persona përfundojnë në spital
Më shumë se 130 persona kanë përfunduar në spital, për shkak të një substance kimike në ajër përgjat brigjeve të  Sussex perëndimor.

Plazhi i “Birling Gap” është evakuuar gjatë ditës së diel, pasi raportuan vështirësi në frymëmarrje, djegie sysh dhe të vjella.

Disa prej të pranishmëve kanë deklaruar se panë diçka të ngjashme me mjegullën para se të ndiheshin keq.

Hetuesit kanë  filluar hetimet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi këtë rrjedhje kimikati, i cili mbetet ende i panjohur për forcat e rendit dhe kimistët.

Plazhet në këtë zonë pritet që të hapen normalisht gjatë ditës së sotme, por do të vazhdojnë të mbahen nën vëzhgim nga autoritetet.

Për momentin autoritetet dyshojnë se kjo “mjegull kimike” ka ardhur nga Franca, ku në një fabrikë  pranë brigjeve franceze mund të ketë pasur një rrjedhje kimikatesh, e cila mbetet ende për tu konfirmuar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin