ANGLI - Një bandë e krimit shqiptar, me 7 anëtarë, me rrjet të shpërndarjes të drogës në Londër, është dënuar gjithsej me 73 vjet burg. Grupi drejtohej nga 33-vjeçari Tefik Hoda, pronari i disa lavazheve në veri të Londrës. Të dënuarit e tjerë janë Daniel Hoda, 32 vjeç, Alket Mehmeti, 31 vjeç dhe Mariglen Mazreku, 30 vjeç, të cilët akuzohet se kanë punuar sëbashku për të shpërndarë kokainën me burim nga Hoda.
Ata u arrestuan më 7 maj 2013, pak pasi oficerët gjetën një kuti me rreth 6 kg kokainë nga korrieri Andrejus Gorbikas. Shoferi i kamionit, lituanezi Arunas Budrys, 45 vjeç, u arrestua pasi i dorëzoi 1 kg kokainë një tjetri korrieri të bandës së Hamit Hotit, 39 vjeç.
Ekspertët e Antidrogës kanë kontrolluar lëvizjet e shqiptarëve si dhe bisedat me celularë që përdoren për të koordinuar marrëveshjet e drogës, teksa telefoni ishte regjistruar në emër të së dashurës së Hodës. Zyrtari i drejtësisë Justice Rook përgëzoi policët gjatë prezantimit të provave të telefonit, duke e përshkruar atë si “një dokument me të vërtetë mbresëlënës”.
Komandanti i Degës së Agjencisë Kombëtare të Krimit, Dave Shorey tha: "Tefik Hoda kryesonte një operacion të rëndësishme me burim dhe shpërndarje të sasive të mëdha të drogave të klasit A.
Vlera e kokainës së konfiskuar ishte rreth 1.600.000 paund. Hetimi ynë në këtë bandë ishte i gjatë dhe i përpiktë, por ne kemi punuar gjatë rrugës sonë deri në krye të zinxhirit. Ata tani janë në burg, vend që i përkasin. Ndërkaq, 6 anëtarë të grupit u deklaruan fajtorë për konspiracion në furnizim me drogë të klasit A dhe morën dënime të reduktuara. Për Tefik Hodën, që ishte dënuar me 18 vjet në burg, dënimi është reduktuar në 12 vjet, për pranimin e fajit.
Daniel Hoda u dënua me 9 vjet dhe dënimi i’u reduktua në 7 vjet e 2 muaj. Alket Mehmeti dhe Mariglen Mazreku që ishin dënuar me nga 9 vjet, janë lënë në burg për 6 vjet e 9 muaj. Andrejus Gorbikas ishte dënuar me 10 vjet burg, ndërsa pas reduktimit, ai mori 8 vjet e 5 muaj. Arunas Budrys u dënua me 9 vjet, pa reduktim dënimi dhe Hamit Hoti që ishte dënuar me 9 vjet, i’u reduktua dënimi në 6 vjet burg.
Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com