Angli, kryeministrja May: Dalja nga
BE na rikthen kontrollin e kufijve

Angli, kryeministrja May: Dalja nga<br />BE na rikthen kontrollin e kufijve
Kryeministrja e Anglisë, është shprehur se dalja nga BE mundëson një kontroll më të madh të kufijve britanik, gjë për të cilën sipas saj është ajo çka bëri që referendumi i 23 qershorit të vitit të kaluar për daljen e Anglisë nga BE, të fitonte.

“Ne do të kemi mundësi të kemi kontrollin e kufijve tanë dhe ligjet tonë, për këtë votuan njerëzit më 23 qershor”, është shprehur ajo duke lënë të kuptohet se kontrolli për hyrjen e emigrantëve ilegal do të jetë shumë herë më i lartë.

Ndërkohë për sa i përket aksesit në tregun evropian të mallrave anglez, May është shprehur se do të përpiqet që të arrijë një marrëveshje sa më të mirë, në mënyrë që tregtia e lirë brenda eurozonës të vazhdojë.

Por kjo gjë duket e vështirë momentalisht, sepse për Brukselin edhe shumë prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pa një lëvizje të lirë nuk mund të ketë një treg te lirë evropian.

Një pjesë e madhe e kompanive që operojnë në Angli janë të shqetësuara për sa i përket daljes nga BE-ja e vendit, pasi mund të përballen me mos pasjen e mundësisë për të zhvilluar tregti ose se mund tu duhet të paguajnë taksa të tjera shtesë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf