Kryeministrja britanike, Theresa May, ka deklaruar se nuk është aspak dakod me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtetasve të huaj nga shtatë shtete myslimane.

Gjithashtu May ka paralajmëruar se do të reagoj nëse nga ky urdhër i Trump do të ndikohen qytetarët e Britanisë së Madhe.

Politika e Emigracionit në SHBA është një çështje që i përket qeverisë së atij vendi, ashtu sikur politika e emigracionit të Britanisë i përket qeverisë tonë. Por, ne nuk pajtohemi me këtë qasje dhe ne nuk do të veprojmë kështu", shkruhet në deklaratën e zëdhënësit të saj.

Deklarata ka ardhur vetëm pak kohë pas vizitës së May në Shtëpinë e Bardhe, ku mbajti edhe një takim me presidentin Trump.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com