Angli, kryeministrja May: Trump
e njeh rëndësinë e NATO-s

Angli, kryeministrja May: Trump<br />e njeh rëndësinë e NATO-s
Kryeministrja Britanike, Theresa May, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e njeh rëndësinë dhe domethënien e NATO-s.

Deklarata e May është bërë në gazetën Fanancial Times, ku ajo ka thënë se Trump e kupto vlerën strategjike që ka NATO.

Kjo deklaratë e May vjen pasi presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, ka alarmuar të gjithë aleatët evropian me deklaratat e tij kudër NATO-s, ku është shprehur se Evropa nuk duhet të mbështetet shumë në kontributin ushtarak të SHBA-ve, por anëtarët e aleancës të kontribuojnë më shumë për mbrojtjen e tyre.

Gjithashtu Trump ka deklaruar se NATO është vjetruar shumë tashmë dhe nuk po luan më funksionin për të cilin është krijuar.

Ndërkohë kryeministrja angleze ka zbuluar se Britania mund të zhvillojë një marrëveshje të re tregtare më SHBA-në.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot