LONDER - Britania e Madhe ka ligjëruar martesat ndërmjet homoseksualëve pasi Mbretëresha Elisabet dha pëlqimin e saj për një projektligj. Ligjvënësit e bënë atë ligj të mërkurrën. Kështu që dasmat ndërmjet të njëjtit seks pritet që të ndodhin që në 2014-ën.

Ligji u lejon çifteve homoseksuale të martohen në ceremoni private dhe fetare por Kisha e Anglisë dhe ajo e Uellsit nuk do ta bëjnë këtë. Projektligji u paraqit në fillim të këtij viti pas kundërshtimeve të forta nga partia Konservatore e Kryeministrit David Cameron.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)