Angli, mori peng disa persona
arrestohet 40 vjeçari
 

Angli, mori peng disa persona<br />arrestohet 40 vjeçari<br>

 
Një njeri i armatosur mori disa persona peng , pasi ai sulmoi një sallë bowlingu të mbushur me fëmijë.

Sipas mediave të huaja, i dyshuari, një burrë në të 40-at, i cili tashmë është arrestuar, shëtiti rreth Parkut të Bermudës në Nuneaton, Angli, duke nxjerrë armën para se të merrte peng nga dy anëtarë të stafit.

Një dëshmitar pohoi se njeriu bërtiti “loja përfundoi” ndërsa ai ecte nëpër ndërtesë para familjeve të tmerruara.

Rreth 30 policë të armatosur janë gjendur në vendngjarje, me të gjitha rrugët rreth parkut të mbyllura.

Policia tani ka konfirmuar se incidenti është ‘i palidhur me ndonjë aktivitet terrorist’ dhe shtoi se ata janë ende në vendin e ngjarjes.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit