Angli, përplasen nga makina vjedhur
3 fëmijë dhe 2 burra humbin jetën

Angli, përplasen nga makina vjedhur<br />3 fëmijë dhe 2 burra humbin jetën<br>
Angli- 5 persona kanë humbur jetën pasi u përplasen nga një makinë e vjedhur që u përplas me një pemë në Leeds, ngjarja është regjistruar rreth orës 10 të mëngjesit të ditës së dielë.

Të gjithë viktimat janë meshkuj, dy vëllezër 12 dhe 14 vjeç dhe shoku i tyre 15-vjeçar mbetën të vdekur nga përplasja ndërsa dy burra të tjerë të moshës 28 dhe 24 vjeç humbën jetën në këtë aksident.

Mësohet se dy prej viktimave kanë vdekur në vend ndërsa tre të tjerët kanë ndërruar jetë në spital.

Dy adoleshentë të moshës 15-vjeçarë janë arrestuar si autorë të ngjarjes, mbi to rëndon akuza e “vrasjes si pasojë e drejtimit të mjetit në mënyrë të rrezikshme”. 

Të shumta kanë qenë reagimet nga komuniteti përreth dhe nga familjarët e viktimave të cilët e kanë quajtur si tragjike ngjarjen e ndodhur.

[gallery]24887[/gallery]

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg