LONDËR-Dy persona janë arrestuar, pasi akuzohen se po përgatisnin një komplot për vrasjen e kryeministres Theresa May. Sipas autoriteteve britanike, ekzekutimi i kryeministres May planifikohej me sulm kamikaz.

Të arrestuarit janë 20- vjeçari Zakariyah Rahman dhe Mohammed Aqib Imra 21 vjeç. Ata do të dalin sot përpara gjykatës me akuza për terrorizëm. Ndërkohë që janë shumëfishuar masat e sigurisë për kryeministren Theresa May.

Të arrestuarit, që u arrestuan në datë 28 nëntor kishin lidhje me Shtetin Islamik të ISIS, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e terroristëve.

 dy.b/shqiptarja.com