ANGLI - Gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar policia britanike ka arrestuar pesë persona, prej të cilëve katër shqiptarë të cilët kultivonin lëndë narkotike kanabis në shtëpitë e marra me qira. Zbulimi i laboratorëve të përshtatur në banesa, u bë pasi një helikopter që përdorte teknologjinë e kërkimit të nxehtësisë, zbuloi gjashtë ferma kanabisi në zonën e Peterborough.
Gjatë operacionit, policia ushtroi kontrollet në shtatë shtëpi dhe konfiskoi më shumë se 571 bimë kanabis të cilat ishin në faza të ndryshme të rritjes. Sipas mediave britanike, malli i konfiksuar arrin vlerën e 500,000 paundëve.
Të arrestuarit janë: Adrian Pepaj, 22 vjeç, i akuzuar për mbajtjen e dokumenteve të rreme të identifikimit. Kledian Lezhaj, 27 vjeç dhe Sokol Sakuta, 23 vjeç, të akuzuar për prodhim kanabisi.