Angli, policia zbulon “shtëpinë e barit”, më të madhe, arrestohen 4 të rinj shqiptarë

Angli, policia zbulon “shtëpinë e barit”, më të madhe, arrestohen 4 të rinj shqiptarë

Ferma e kanabisit e zbuluar në qarkun e Durhamit, Angli

4 të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia angleze në Durham, pasi zbuloi se të rinjtë kultivonin kanabis në disa ambiente, të cilat i kishin përshtatur si fermë. Gjate kontrollit policia gjeti 3400 rrënjë kanabis.

Të arrestuarit janë Arvit Ahmeti, 27 vjeç, Kledjan Bregu, 27 vjeç, Klevist Bregu, 25 vjeç dhe Halit Laka, 22 vjeç.

Policia tha se ajo ishte ferma më e madhe të kanabisit të gjetur ndonjëherë në qarkun e Durhamit.

Të rinjtë shqiptar të arrestuar u dërguan në Teesside Croën Court për paraqitjen e tyre të radhës në gjykatë më 25 maj.

Bimët e kanabisit në ambientet e improvizuara si fermë, foto e publikuar nga mediat angleze

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla