Angli, princi George në rrezik
arrestohet gruaja në shkollën e tij

Angli, princi George në rrezik<br />arrestohet gruaja në shkollën e tij
Princi George u kthye në shkollën e tij sot pasi një femër u arrestua sepse tentoi dy herë të hynte në shkollën e princit.
 
Mbreti i ardhshëm u shoqërua në shkollën e tij, “Thomas's Battersea”, nga një karvan makinash të zeza, ndërsa Princi William dhe Kate qëndruan në shtëpi.
 
Gruaja 40-vjeçare u arrestua nga oficerë të fshehtë policor në oborrin e shkollës dje pasdite.
 
Mësuesit ishin të alarmuar pasi e njëjta grua kishte qenë një ditë më parë në ndërtëse si një vizitore legjitime.
 
Ajo u arratis kur u pikas nga stafi, por u pa sërish aty afër dhe u arrestua, me dyshimin për vjedhje të tentuar.
 
Tre policë, dy meshkuj dhe një femër, folën shkurtimisht me gruan.

Ajo u kontrollua, dhe më pas u shoqërua në makinën e policisë.  
 
Gruaja u mor në pyetje në një stacion të policisë jugore të Londrës natën e kaluar dhe një pistë hetimi është se ajo është një “individ i fiksuar” pas çiftit mbretëror.
 
Princi nuk ishte i pranishëm në kohën e asnjërit të alarmeve të sigurisë, sepse si një nxënës i ri ai e lë shkollën në mesditë.
 
Një rishikim i madh u nis mbrëmë pasi ngarja është quajtur një shkelje e papranueshme e sigurisë.
 
 Por incidenti shton frikën se çfarë mund të kishte ndodhur nëse gruaja do të ishte terroriste.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza