Mediat lokale raportojnë se autoritetet kanë evakuuar teatrin dhe librarinë ndërsa e gjithë zona rreth e rrotull rrugës Broad është rrethuar me kordon policor.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, por ende nuk dihet se për çfarë lloj shpërthimi bëhet fjalë. Momentalisht policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg kësaj zone.
Dyshimet e para janë se mund të ketë patur një defekt teknik brenda sallës së teatrit, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com