Një shofer i pafat kamioni u përplas me murin e një fabrike të Toyota, pasi nuk shënjestroi dot hyrjen në fabrikë.

Kamioni u la i ngulitur në anën e magazinës në Mançester, pasi shoferi humbi kontrollin duke u përplasur e murin e magazinës

Shoferi mbeti i bllokuar në kamion pas përplasjes, por u lirua nga zjarrfikësit para se të dërgohej në spital.

Një zëdhënëse e Toyota-së konfirmoi se incidenti kishte ndodhur dhe tha se punonjësit ishin të detyruar të largoheshin nga zona aksidentit.


Asnjë punonjës i Toyota nuk u lëndua. Zona u evakuua derisa u sigurua.

Një punonjës tha:” Zoti e di se çfarë po bënte shoferi”.

“Duket sikur ai e ka ngatërruar hyrjen disi dhe i është vërshuar murit”.

"Fatmirësisht, askush nuk ishte në anën tjetër të murit të fabrikës në atë kohë, në të kundërt ata do të kishin rrezikuar jetën".


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com