Angli, shpërthimi i fuqishëm
trondit qytetin e Leicester
FOTO/Shkatërrohet dyqani dhe apartamenti

Angli, shpërthimi i fuqishëm<br />trondit qytetin e Leicester<br />FOTO/Shkatërrohet dyqani dhe apartamenti<br>
Një shpërthim tejet i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e te dielës qytetin Leicester ne veri të Anglisë. Një dyqan është shkatërruar plotësisht nga një shpërthim zjarri masiv., ndërsa kanë mbetur të plagosur gjashtë persona. Shërbimet e emergjencës kanë nxituar për të mbërritur në vendngjarje.

Policia e Leicester ka shkruar: "Ka ndodhur një incident i madh në Hinckley Road, Leicester. Të gjitha shërbimet emergjente aktualisht po merren me këtë. Rruga Carlisle dhe një pjesë e rrugës Hinckley janë bllokuar. Ju lutemi të shmangni qarkullimin në atë zonë.”

[gallery]25661[/gallery]

Shkaku i shpërthimit është i  paqartë por përmasa e incidentit është e madhe. Sipas njoftimeve, shpërthimi ndodhi në Western Park Store, në një dyqan Londis që ndodhej përballë me një stacion autobusi. Dyqani është shkatërruar plotësisht pasi është përfshirë i gjithi në flakë, duke krijuar gërmadha. Pranë vendit të  shpërthimit ndodhen 60 banesa të evokuara.

Për shkakun nuk ka shumë detaje, veç spekulime për një shpërthim gazi - ndoshta disa të lënduar, asgjë nuk është e konfirmuar. Ngjarja nuk ka ligje me tentativa terroriste. 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare