Një emigrant shqiptar, i cili u kap me kanabis me vlerë 250 000 £, në Hillsborough, do të deportohet në Shqipëri pasi të vuajë dënimin në burg.

Medin Isollari, 24 vjeç, u dënua nga një gjykatë angeleze me 20 muaj burg pasi pranoi fajësinë për kultivimin e 330 bimëve kanabis në faza të ndryshme të rritjes.
 
Isollari qëndronte në Angli si emigrant i paligjshëm ku u gjet i fshehur në një shtëpi me qira në Home Lane, të Anglisë.

Ai deklaroi për policinë se punonte si kopshtar por e vërteta nuk ishte kështu. Ai kishte mbuluar dritaret e shtëpisë në Hillsborough me plasmasë në përpjekje për të shmangur zbulimin nga policia.

Policia lokale që solli Isollarin para drejtësisë ka thënë se ''24-vjeçari ishte një profesionit dhe kishte  një fabrikë të organizuar të kanabisit, por tani do të shohim sesi ai do të përballet me jetën pas hekurave’’.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com