Angli/ U kap në fermën e kanabisit, dënohet me burg i riu shqiptar! 32-vjeçari: Po kërcënohesha me vdekje

Angli/ U kap në fermën e kanabisit, dënohet me burg i riu shqiptar! 32-vjeçari: Po kërcënohesha me vdekje

Banesa ku ishte e vendour ferma e kanabisit

BRITANI E MADHE- Sevedin Cara, 32-vjeç një i ri shqiptar është dënuar me burg pasi u shpall fajtor për prodhimin e drogës. Cara, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me një gomone, tha para autoriteteve se nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër, pasi do të vritej nëse nuk kujdesej për bimët e kanabisit në një fabrikë kanabisi në qytetin Corby. 32-vjeçari shqiptar tha se i pagoi një trafikanti 4000 paund për udhëtimin e tij përtej Kanalit nga Franca.

Gjykata e Kurorës së Northampton dëgjoi që Cara, pa adresë fikse, ishte dërguar në një qendër paraburgimi kur mbërriti në Angli, më pas iu dhanë letra për të udhëtuar në Mançester. Nga atje ai mori një tren për në Londër për të takuar familjen dhe i tha policisë se ishte ulur në një kafene kur një burrë, të cilin ai e përshkroi si me origjinë afrikane, i ofroi punë.  Prokurori Jonathan Stone tha se më pas ai u dërgua në qytetin Corby dhe u kërcënua se do të vritej, nëse nuk kujdesej për bimët e kanabisit që ndodheshin atje.

I riu ai u kap kur policia bastisi banesën vitin e kaluar. Të enjten (12 janar) ai u burgos pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Gjithsej 86 bimë kanabisi dhe 53 fidanë, potencialisht me vlerë mijëra paund, u gjetën të shpërndara nëpër shtëpi asokohe.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës