Një zjarr ka rënë në shkollën e Arteve në Glasgow në Angli.
Ndërtesa e njohur si “Makintosh”, u përfshi nga flakët rreth orës 23:15 e mbrëmjes së djeshme, ndërsa BBC raporton se nuk ka patur viktima.
Më shumë se 120 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje duke u përballur me flakët. Zjarri është lokalizuar duke u kontrolluar, por një nga dëshmitarët i terrorizuar ka thënë se zjarri dukej më i rrezikshëm se ai i vitit 2014.
Ndërtesa Makintosh u shkrumbua në vitin 2014 duke shkatërruar gjithë veprat që ndodheshin në Shkollën e Artit në Glasgow.