Anglia do të qëndrojë jashtë tregut
të përbashkët pas daljes nga BE-ja

Anglia do të qëndrojë jashtë tregut<br />të përbashkët pas daljes nga BE-ja
Në fjalimin e kryeministres angleze, Theresa May, është bërë e qartë tashmë edhe e ardhmja e Britanisë në tregun e përbashkët pas daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

May gjatë fjalimit të saj ka deklaruar gjatë fjalimit se planet e saj për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja nuk nënkuptojnë anëtarësim në tregun e përbashkët, por edhe pse nuk do të anëtarësohen, May ka deklaruar se do të kërkohet  një akses sa më i madh në këtë treg.

“Nuk do të kërkojmë të kapemi pas copave të anëtarësimit kur ne po largohemi nga BE-ja”, është shprehur ajo.

Ndërkohë për afatin e largimit të vendit nga BE, May është shprehur se është e nevojshme një kohë prej dy vitesh për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, një largim i cili do të bëhet nëpërmjet një procesi me disa faza.

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, u vendos me anë të një referendumi gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, ku shumica e votuesve, votuan pro largimit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës