Anglia fiton 'finalen e vogël' të Ligës së Kombeve, mposht Zvicrën me penallti

Anglia fiton 'finalen e vogël' të Ligës së Kombeve, mposht Zvicrën me penallti

Finalja e vogël e Ligës së Kombeve e vlefshme për vendin e 3 dhe të 4 mes Zvicrës dhe Anglisë ka përfunduar me fitoren e ‘Tre Luanëve’. Skuadra e drejtuar nga Sauthgate arriti të triumfonte me penallti pas një ndeshje e cila dukej se do të zgjaste përgjithmonë.

Skuadra kombëtare e Anglisë e nisi sfidën duke rrezikuar jo pak portën e helevetëve, por ekipi i Petkovic tregoi karakter në fushë duke iu përgjigjur në të njëjtën mënyrë, pavarësisht se deri në përfundimin e 90 minutave portat mbetën të paprekura.

Në 30 minutat e kohës shtesë skuadrat u përpoqën më së shumti për të mbrojtur se sa për të shënuar, duke shkuar drejt 11-metërshave. Te penalltitë më të saktë u treguan anglezët të cilët fituan 6-5, me Drmic që gaboi në fund për Zvicrën.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë