Anglia juglindore e nënshtruar nga moti ekstrem (VIDEO)

Reshjet e mëdha dhe përmbytjet kanë zgjuar mëngjesin e sotëm Anglinë Juglindore. Autoritetet vendore u kanë bërë thirrje banorëve të evitojnë daljet nga shtëpia pa ndonjë shkak të rëndësishëm, kurse policia ka këshilluar shoferët të ngadalësojnë shpejtësinë në rrugë dhe të udhëtojnë vetëm kur e kanë plotësisht të nevojshme, pasi mjaftë autostrada që lidhin vendin janë të përmbytura.

Si pasojë e kushteve ekstreme të motit, niveli i lumenjve është rritur kurse deti në gjire është kanosës, sistemi hekurudhor gjendet në kaos dhe në aeroporte fuqia e erës deri ka 85 km orë ka krijuar vështirësi të mëdha në manovrat e pilotëve.

Parashikimet meteorologjike për ditët në vazhdim nuk janë aspak optimiste.

Deri në fundjavë, juglindja e ishullit do kërcënohet nga reshje të dendura dhe përmbytje./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën