TIRANË- 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria, një vend jo i shkatërruar nga lufta e që nuk po vuan as një varfëri ekstreme. Kështu e nis shkrimin e saj prestigjiozja, Daily Mail, referuat një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.
Sipas shkrimit, bandit shqiptare po blejnë varka të mëdha në mënyrë që të marrin sa më shumë emigrant në bord. Për ekspertët, kalimet po nxiten në rrjetet sociale, me kontrabandistët që reklamojnë shërbimet e tyre në TikTok dhe paguajnë deri në 5,500 £ për person. Ndërkohë, një oficer ndërlidhës i policisë shqiptare do të vendoset në Dover për të ndihmuar në trajtimin e problemit në rritje, por raportohet se ka mungesë të përkthyesve shqiptarë për të ndihmuar.
Hulumtimet e reja tregojnë se në shtatë vitet e fundit, gati gjysmë miliardë paund janë shpenzuar nga qeveria në përpjekje për të parandaluar kalimin e emigrantëve. Në total përfshihen shuma të mëdha që i janë dorëzuar qeverisë franceze në një përpjekje për të parandaluar azilkërkuesit e mundshëm që të largohen nga brigjet e tyre.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel pritet të shpallë së shpejti një paketë të re financimi, duke përfshirë dhjetëra miliona paund për francezët për më shumë patrullime në plazh dhe pajisje vëzhgimi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.6%
Vota total: 745
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona (VIDEO)
23 Dhjetor, 19:25
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor, 08:59
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor, 10:30
-
Tmerr në Angli, portieri humbet jetën pas një sherri! Arrestohet futbollisti tjetër
20 Dhjetor, 12:24
-
Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion bagëtish, arrestohet shoferi irlandez
20 Dhjetor, 11:12
-
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë të dekadës
20 Dhjetor, 11:08
-
Punonte për 'bosët e shtëpive të barit', si e fundosi telefoni ish-policin shqiptar (EMRI)
19 Dhjetor, 19:36
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor, 16:49
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor, 15:58
-
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
19 Dhjetor, 14:17
Nese do ishin heq vizat nuk do ikte asnje person ilegal! Britania mbajeni mënd do rikerkoje të futet në BE ! Anglezet luajten gabim kete herë ! Nese Shqiptarët do punonin pa viza do iknin në USA vetëm USA eshte shteti ku nuk ta ha njeri hakun dhe me pune behhesh i zot i vetes
Përgjigju... ose skllav i punes
C'faj ka qeveria se rinise i ka marre koka ere dhe duan te ikin ne angli. Do ti kthejne dhe do te ngelen pa leke.
PërgjigjuTe gjithe vijne per tu marre me shtepi kanabisi.. se ashtu ju ka thene nje shok. Realiteti eshte qe nje mot te madh bejne. Cdo gje ka degraduar sepse si bageti qe jane duan te hane bar te gjithe. Tani te lajne makinat ne te zeze me £50 dita qe nuk te dalin as per buke e cigare.
PërgjigjuSka ca ben Rama mo vlla. SPAK duhet te arrestoje Salen se ai i organizon keto pune. Aman na fal o shoku Edi se sa pune ke ti edhe kjo duhet.
PërgjigjuS'ka mundesi te jene shqiptare (do jene kosovare qe deklarohen si shqiptare) sepse sapo u publikua nga Guardian qe ne i kemi te gjitha te mirat ne vend.
PërgjigjuMire e ka ky sufllaqja juaj se në Dhqipëri është mrrekulli i me të gjitha ikin për tangërrllik njerëzit të kalojnë Lamanshin me skaf jo për hall...rrofshin robshat e shoqëtisë së hapur thuaj... se këtu lek sa të duash bilrs fo vij ë yë punojbë edhe Anglezët se su del andej
PërgjigjuAsnje nuk ik per buke gojet por per me u marre me pislleqe
PërgjigjuNga i dime ne? Po pse budallenjte e Saliut na di? Te gjithe pa perjashtim vijne te merren me pislleqe dhe perfundojne ne lavazho makinash.
Nga e di ti,ju ke pri apo ti i pret ????